“Shkodra në duart e krimit”, Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama

Nga Anesti Barjamemaj
8 Shtator 2025, 14:51 | Politikë

“Shkodra është në duart e krimit! Është tërësisht në duart e krimit!”. Më këto fjalë ka reaguar Sali Berisha lidhur me atentatin në Shkodër që u mori jetën dy personave dhe të tjerë mbetën të plagosur kur sapo java nisi.

“Unë kam deklaruar dhe në mënyrë të përsëritur, deklaroj se bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Pak kohë më parë, ndodhi një masakër tjetër që mori katër jetë. Dhe tani kjo është masakra tjetër. Para katër ditësh është vrarë një tjetër. Që të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Shkodra është e tëra- për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj-në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat”, tha kreu i PD, raporton A2 CNN.

Ndërkohë Berisha nuk la pa rikthyer bë vëmendje dosjen e Charles McGoginal, ku akuzon kreun e qeverisë Edi Rama si të përfshirë në korruptimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI. “Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës. Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës. Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën”, tha ai.

Për këtë dosje nuk akuzon vetëm kreun e qeverisë, por edhe kreun e SPAK për të cilin thotë se nuk po heton dosjen. “A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi. Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit? Edhe kjo kërkon përgjigje. Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi”.

Nga ana tjetër edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka depozituar një kërkesë në SPAK për dosjen McGonigal ku thotë se ka depozituar prova të reja për çështjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos