Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të mblidhet më 12 shtator, në orën 10, shkruan A2 CNN. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi datën e nisjes së punimeve në Kuvend, një ditë pas asamblesë së Partisë Socialiste.
Kreu i Shtetit përcolli edhe një mesazh për deputetët, duke i kërkuar vijimin e reformave të nisura në një moment kyç, siç është integrimi në BE.
Vendimi nuk është mirëpritur nga opozita. “Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër!”, reagoi deputeti i PD, Gazment Bardhi, pas dekretimit. (A2 Televizion)