Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja McGonigal "vazhdon të përbëjë lajm botëror".
"Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal. Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka. Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës. Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës", tha Berisha, shkruan A2.
"Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën. Edi Rama, siç e dini ju, nga dokumentet e tjerë, është personi që me kërkesën e McGonigal, i hoqi licencën një kompanie ruse dhe ia dha një kompanie tjetër ruse dhe kjo është e faktuar plotësisht. Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime, siç kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, por edhe dokumentet amerikane, e pagoi me 225 mijë dollarë. Edi Rama e përdori kundër opozitës shqiptare pasi ai dërgoi në Vjenë ministër me avion të posaçëm Tiranë-Zyrih-Vjenë, anëtarë kabineti, Tom Doshin, Durim Bamin dhe McGonigal arriti të emërojë një prokuror federal që do të dëgjonte të akuzuarin Durim Bami për atentat ndaj Tom Doshit", shtoi Berisha.
(A2 Televizion)