Rishfaqet Lulzim Basha, ish-kreu i PD thirret në SPAK: Isha si person në dijeni

Nga Anesti Barjamemaj
30 Tetor 2025, 18:51 | Politikë

Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Brendshëm në 21 Janar 2011, Lulzim Basha, u thirr këtë të enjte në SPAK. Pasi u pyet për gati dy orë nga prokurorët e SPAK, Basha nuk sqaroi praninë e tij në godinën e qelqtë, por burime i thanë A2CNN se ish-ministri i Brendshëm kishte dhënë shpjegime si person në dijeni për ngjarjen e 21 Janarit.

Për herë të fundit u pa më 11 Maj.

Në lagjen e tij të vjetër, Lulzim Basha votoi, por deputetët nuk u bë.

Prej asaj dite zëri nuk ju dëgjua…  Këtë 30 tetor shkoi të fliste në SPAK.

Me dorën në xhep, kapërceu pragun e godinës së qeltë. Për gati 2 orë u pyet nga prokurorët e SPAK.

Burimet pohuan se çështja është ajo, e 21 janarit, ku gjatë protestës së opozitës së Edi Ramës në Bulverad u vranë 4 qytetarë.

Në atë kohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, e Sali Berisha kryetar qeverie dhe vrasja e Alkes Nikës nuk u zbardh. Çështja në SPAK u hap pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut

Lulzim Basha nuk tregoi detaje mbi thirrjen e tij, por nuk donte t’i dëgjohej zëri as për aktualitetin politik, pjesë e të cilit sot nuk është. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos