KQZ regjistron Gjergji Nikën, tre kandidatë në garë për bashkinë e Vlorës

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 17:46 | Politikë

KQZ regjistron Gjergji Nikën, tre kandidatë në garë për

Gara e 9 nëntorit për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vlorës do të zhvillohet mes tre kandidatëve. Përballë Brunilda Mersinit nga Partia Socialiste do të garojë jo vetëm Dionis Sota, i cili gëzon mbështetjen e opozitës, por edhe Gjergji Nika si kandidat i pavarur.

KQZ e ka regjistruar këtë të enjte zyrtarisht Nikën si kandidat dhe emri i tij do të jetë i treti në fletën e votimit. Kujtojmë se Nika aktualisht është Këshilltari i Partisë Demokratike në Vlorë.

“Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 30 Tetor 2025, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin dhe caktimin e numrit rendor në fletën e votimit për kandidatin për Kryetar Bashkie z. Gjergji Nikë Nika, i propozuar nga zgjedhësit, për Bashkinë Vlorë, për zgjedhjet e pjesshme vendore në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”.  Komisioneri vendosi regjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar të Bashkisë Vlorë, i propozuar nga zgjedhësit dhe do të renditet i treti në fletën e votimit të njësisë zgjedhore Bashkia Vlorë”, thuhet në njoftimin e KQZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos