Kandidatë me probleme me SPAK në listat e PS, Rama: Kemi kritere të brendshme, jo ato që shihni ju nga jashtë

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 21:34 | Politikë

Kandidatë me probleme me SPAK në listat e PS, Rama: Kemi kritere

Kryeministri Edi Rama komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN edhe përzgjedhjen e bërë për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur rreth përfshirjes së disa kryebashkiakëve në lista, ai tha: “Do të sjellin vlerë të shtuar kapacitet e tyre përfaqësues të atij komuniteti ku kanë bërë sukses”.

Sa i përket personave që kanë probleme me SPAK, si Plarent Ndreca, ndërkohë që mungojnë emra si Ditmir Bushati, Denis Deliu, kryeministri shtoi: “Ai nuk është i pandehur dhe as i dënuar. Ne kur hartojmë listat kemi një listë të caktuar kriteresh që nuk janë të lidhura me thjesht ato që mund të shikoni ju nga jashtë, por me shumë aspekte të tjera që kanë të bëjnë më skuadrën, përkushtimin, etj. Fakti që nuk janë pjesë, nuk do të thotë që vlejnë më pak”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos