“Ka mbetur edhe një hallkë për t’u këputur”. Rama tregon në “Off the Record” pse kanë rëndësi zgjedhje e 11 majit

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 21:21 | Politikë

“Ka mbetur edhe një hallkë për t’u

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë ekskluzive në “Off the Record” në A2 CNN, me gazetarin Andrea Danglli, se zgjedhjet e 11 majit janë më të rëndësishmet për vendin, për shkak të objektivit madhor që ka Shqipëria, atë të integrimit të plotë në familjen e madhe europiane.

“Zgjedhjet e 11 majit do të përcaktojnë fuqinë që do të ketë Shqipëria për t’u përballur me procesin e integrimit në BE, që ne kemi si objektiv vitin 2027. Për herë të parë që nga rënia e komunizmit, BE na ka hapur derën dhe ne duhet ta lëmë që të mbyllet. Më 11 maj luan një rol të rëndësishëm në këtë pikë”, tha Rama, shkruan A2 CNN.

Sipas tij, vota për Partinë Socialiste më 11 maj, shkëput Shqipërinë nga e shkuara. “Shkëputja nga e shkuara dhe sidomos nga e shkuara jonë, si vend dhe popull, nuk është një vend, është proces. Dhe faktikisht zinxhirët e të shkuarës kanë qenë shumë të gjatë dhe sot ka mbetur një hallkë e fundit për t’u këputur. Dhe me hyrjen e Shqipërisë në BE e shkuara është përfundimisht e shkuar dhe e ardhmja bëhet përfundimisht e sotme”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos