Kandidon për deputet, Agron Malaj jep dorëheqjen si kryetar i Bashkisë Mat

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 14:44 | Politikë

Kandidon për deputet, Agron Malaj jep dorëheqjen si kryetar i

Agron Malaj ka dorëzuar dorëheqjen si kryetar bashkie në Mat, pasi do të jetë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, raporton A2 CNN.

Këshilli Bashkiak do të mblidhet të mërkurën për të miratuar kërkesën e Malajt dhe për të zgjedhur zëvendëskryetarin e Bashkisë për kryerjen e detyrave të kryetarit deri në zgjedhjet e reja.

Sipas asaj që A2 CNN ka mësuar, Malaj do të jetë në listën e PS për qarkun Dibër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos