“Sa për ta korrigjuar pak zotin Qafoku, se tha është Këlliçi më i votuari, por në fakt është zonja Tabaku më e votuara në zgjedhjet e 11 majit. Ai nuk është votuar se ishte në listë të mbyllur. Në listë të hapur është zonja Tabaku. Atëherë i bie që të gjithë drejtuesit politikë janë të parët, por sa i përket votave është Tabaku”.
Kështu u shpreh në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN, Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet nga radhët e PD-së. Ai tha më tej se PD ka bërë gabime, por sipas tij, problemi qëndron te vjedhja që ka bërë Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
“A ka bërë gabime Partia Demokratike? Patjetër që ka bërë. Një parti që bën gabime ndëshkohet, një parti që bën mirë meriton më shumë. Por të mos kujtojmë se çfarë ka bërë PS-ja. 48 përqind kanë marrë pjesë në votime, nga ato 52 përqind me ashtu siç i ka bërë zgjedhjet dhe për këtë do të flasim me raportin përfundimtar të OSBE/ODIHER.
Kur të vijë, do të kuptojmë se është diku 24-25përqind, me para, me diasporën, me të gjitha. Është pakicë e pakicës. Kryeministri del thotë në televizor mos dilni me votu, duke minuar themelin e demokracisë”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)