LIVE| Bledian Koka: Ministri i ri i Mjedisit, kamikaz i Mirela Kumbaros që varrosi çështjen e inceneratorëve

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 20:57 | Politikë

Gazetari Bledian Koka ka reaguar ndaj ndryshimeve në kabinetin qeveritar, duke u ndalur veçanërisht te emërimi i Ministrit të ri të Mjedisit. Në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli në A2 CNN, Koka e lidhi këtë emërim drejtpërdrejt me ish-ministren Mirela Kumbaro.

“Sot nuk kemi një analizë pse u hoqën ministrat e deritanishëm. Çfarë ka bërë keq Ulsi Manja? Pse u zëvendësua Mirela Kumbaro nga Ministria e Arsimit? Për çfarë arsye? Ky paqartësi sjell në vëmendje rastin e Kumbaros, ku zëvendësuesi i saj në Ministrinë e Mjedisit është thjesht një ‘zar’ i saj,” tha Koka.

Sipas tij, e vetmja arsye pse ai mori postin është një firmë e dhënë në vitin 2024, kur ishte zëvendësministër. “Ky person ka firmosur strategjinë e re të mbetjeve, që praktikisht varrosi çështjen e inceneratorëve. Ajo firmë është baza e krimit të radhës,” deklaroi gazetari, shkruan A2 CNN.

Koka e cilësoi ministrin e ri si “një kamikaz të Mirela Kumbaros që është gati të firmosë çdo gjë që i vihet përpara”, duke shtuar se ky është thelbi i problemit në qeverinë aktuale: “emërime pa vizion politik, por vetëm për të mbrojtur interesa të ngushta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos