Kërkohen drejtorë në Bashki, reagon Rama: Model i ri organizimi me Institutin Tony Blair

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 18:19 | Politikë

Kërkohen drejtorë në Bashki, reagon Rama: Model i ri organizimi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale hapjen e thirrjeve publike për prurje të reja në bashkitë e vendit, duke i bërë thirrje qytetarëve, sidomos të rinjve, të aplikojnë me “kurajo dhe besim”.

Sipas Ramës, bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Korçës, Dibrës, Fierit, Lushnjës, Elbasanit dhe të tjera kanë hapur zyrtarisht aplikimet për drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Ai shtoi se procesi ka nisur fillimisht në Vlorë, ku tashmë po zhvillohen intervistat me kandidatët, shkruan A2 CNN.

Kreu i qeverisë theksoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative për Bashkinë e Tiranës, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera të vendit.

“Është koha që bashkitë të fuqizojnë kontributin e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian,” tha Rama.

Ky proces vjen pas dorëheqjeve të drejtorëve, vendim të cilin e morën pas urdhrit të Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos