Vakancat në Kushtetuese, Berisha: Rama me Sadushin po tentojnë të grabisim mandatet

Nga Anesti Barjamemaj
21 Korrik 2025, 15:11 | Politikë

Vakancat në Kushtetuese, Berisha: Rama me Sadushin po tentojnë të

Zëvendësimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vijojnë të trazojnë ujërat e politikës shqiptare. Kryetari i Partisë Demokratike, nga dyert e SPAK e më pas nga selia blu akuzoi kreun e Gjykatës së Lartë se me urdhër të Edi Ramës po tenton që të largojë gjyqtarët kushtetues që shprehin kundërshti me qeverinë në vendimet e tyre.

“Ajo që ndodh në Gjykatë pra është përpjekja e verbër e Edi Ramës që me Sokol Sadushin jashtë çdo lloj logjike të kapë... një  vend që nuk e ka kapur dot falë një emërimi që ka bërë ish-presidenti Ilir Meta”.

Sipas Berishës, jo vetëm Sokol Sadushi, por edhe presidenti i Republikës po përdoret nga Rama.

“Po si mund të flasësh? Po çfarë ke parë individuale ose qoftë dhe një mikronë të ndryshme nga Bajrami nga Edi Rama? Janë një ata. Nuk ka aty, ku ekziston ai. Ai ekziston në letër. Ai ka humbur që e ka marrë peng me aferën e tmerrshme të porteve të ushtrisë, goja e tij nuk çelet më”.

Lideri i opozitës para mediave doli për një tjetër çështje, ku denoncoi atë që ai e quan masakër zgjedhore. Demokratëve si Besnik Qosja që nga A2 CNN kërkoi analizë të thelluar për rezultatin, Berisha u thotë të presin pasi është ende koha për denoncime e më tej do të kërkohet dhe mbajtja e përgjegjësive.

 “Partia Demokratike është Parti Demokratike e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Por në këtë periudhë siç e kam shprehur, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale.”

I pyetur nga A2 CNN për urdhrin e Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, që ndaloi ambasadorët të komentojë zgjedhjet dhe drejtësinë e shteteve të tjera, Berisha u tregua diplomatik.

 “Politikat zyrtare të administratës së SHBA, bazuar në parimin “America first” janë tashmë të qarta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos