Në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Universiteteve, Kryeministri Edi Rama njoftoi nevojën për një ligj të ri të Arsimit të Lartë.
Referuar viteve 2017-2023, Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vëren se numri i universiteteve në vend ka variuar nga 37-41, ndërsa numri i programeve arsimore është rritur nga 1176 në gati 1500.
Numri i studentëve është në rënie, por jo te privati. Prolematik është niveli i lartë i pedagogëve “part-time”, si dhe fakti se një pjesë e mirë e tyre janë pa doktoraturë.
Cilësia e stafit akademik evidentohet mes problemeve më domethënëse. Edhe te kurrikulat arsimore ka mjaft elementë që çalojnë.
Zgjidhja shihet te Diaspora, që mund të shërbejë si mentorë për studentët shqiptarë. (A2 Televizion)