Kërkon të jetë pjesë në seancat plenare, shtyhet sërish seanca për Sali Berishën

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 10:17 | Politikë

Kërkon të jetë pjesë në seancat plenare, shtyhet

Seanca gjyqësore për Sali Berishën është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa e prokurorëve. Një fakt të tillë, avokati Genc Gjokutaj tha me ironi se “prokurorët munguan për arsye profesionale”.

Seanca e radhës u caktua më 25 mars.

"Prokurorët munguan për arsye profesionale, seanca e radhës, datë 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës", tha Gjokutaj.

Edhe më herët, kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend është refuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë, duke bërë që avokati ta cilësojë si “gjyq politik”.

Që prej 30 dhjetorit, Berisha vijon në “Arrest shtëpie”. Ai dyshohet si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Për të njëjtën çështje të shtunën u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim”, si dhe “pastrim parash”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos