"Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit", Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 20:59 | Politikë

Në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka pranuar se Kodi Zgjedhor me të cilën palët hynë në procesin elektoral të 11 majit, ka qenë më i keq se ai i vitit 2021.

Bardhi shprehu hapur pendesën e tij për votimin e këtij Kodi, duke thënë se mban përgjegjësi personale, pasi duhej marrë më shumë kohë për të eksploruar mundësi të tjera.

“Ne kemi një sistem elektoral me listë të mbyllura dhe lista të hapura. Sigurisht që në listat e mbyllura duhet të ketë një përfaqësim që përfshin pjesën dërrmuese të popullsisë të atij qarkut. Unë gjykoj se ishte më i keq se ai i vitit 2021. Mendoj që nëse zbatimi në praktikë, që ne e hasëm gjatë kësaj periudhe, do të ishte parashikuar apo ditur nga ekspertët tanë që punuan me ndryshimet në Kod sigurisht që do duhet të kishte patur një vendimmarrje tjetër politike në raport me ato ndryshime. Brenda grupit parlamentar, parimi i luajalitetit duhet të jetë parim themelor në një parti politike. Dhe ne sigurisht që kishim mandatuar një grup pune që merrej me analizën e kësaj çështje. Personalisht nuk jam ekspert i ligjit elektoral. Patjetër dhe mbaj përgjegjësi në raport me eksplorimin e më shumë mundësive në raport me Kodin. Mendoj se edhe procesi ka qenë i nxituar, do duhej marrë më shumë kohë”, u shpreh Bardhi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

I pyetur nëse kanë mësuar në PD nga këto gabime, Bardhi tha: “Unë personalisht kam mësuar!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos