Zgjedhja e kryetarit të grupit parlamentar demokrat është vetëm kompetencë e kryetarit Sali Berisha. Në një intervistë në "Off Record" me Andrea Dangllin, kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi rrëfeu në A2 CNN se propozimi i Berishës u mbështet nga kolegët e tjerë ndërsa përgjigjet edhe për zërat kritikë ndaj tij në parti.
“Unë isha kryetar në detyrë i PD, e kam drejtuar gjatë legjislaturës së shkuar, se propozimet janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të partisë. Kryetari ka bërë propozimet dhe kolegët kanë mbështetur me votë propozimet”.
I pyetur nëse për Bujar Leskaj ka diçka në raporte personale që e nxiti të shprehej hapur kundër tij si kryetar grupi të PD-së Bardhi e mohoi një gjë të tillë dhe tha s eka një raport normal me të.
“Një raport normal mes kolegësh Leskaj ka shprehur mendimin e tij që nuk është dakord që Bardhi të jetë kryetar i grupit. Mund të ketë patur në mendje dikë tjetër. Kjo është një çështje që duhet të pyesni zotin Leskaj. Por nuk ka patur kurrë asgjë”.
Bardhi se takohet përditë me Berishën dhe thekson gjithashtu se në Partinë Demokratike nuk ka censurë. Sipas tij çdokush mund të shprehë hapur mendimin e tij
“Me Berishën jam në kontakt e takime përditë. Diskutimet janë të lira siç janë mes dy bashkëpunëtorëve, mund të ndajmë mendime të ndryshme, rrahim se kush është zgjidhja apo mendimi më i mirë dhe ndjehemi të lirë të themi hapur mendimin tonë në grupin parlamentar. Nuk ka censurë në PD secili është i lirë të thotë mendimin e tij në forumet”. (A2 Televizion)