Gjykata Kushtetuese ka kapur në shkelje mazhorancën për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore. Ndryshimet e bëra në fund-vitin 2023 u konstatuan si jo kushtetuese nga ana e gjykatës duke rrëzuar edhe tre shtyllat e tij.
E para ka të bëj me kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore. Sipas variatit të socialistëve, komisionet ngrihet në çdo rast kur obejti fokusohet në çështje konkrete, fjalë këto që për Gjykatën Kushtetuese mund të çojnë në abuzivitet dhe cenim të të drejtës së opozitës për hetim parlamentar.
"Formulimi aktual i dispozitës ligjore pas-sjell cenimin deri në pamundësinë e ushtrimit të së drejtës së pakicës parlamentare. Gjykata theksoi se kontrolli parlamentar është i lidhur me legjitimitetin e drejtpërdrejtë demokratik të Parlamentit dhe nëpërmjet tij merr legjitimitet edhe vetë qeverisja."
Shtylla e dytë e rrëzuar është ajo që lidhet me marrjen e provave apo dëshmitarëve. Ligji i socialistëve thoshte se ato merren apo thirren me vendim të ndërmjetëm të komisionit, thënë ndryshime me shumicë votash. Pra maxhoranca në çdo rast me forcë kartoni mund të bllokonte kërkesat e opozitës që është kryesisht inicuese e hetimeve Parlamenatre.
"Ky formulim nuk përmban garanci të plota procedurale për të garantuar të drejtën e pakicës parlamentare për kontroll efektiv parlamentar. Marrja e provave nga komisioni hetimor duhet të synojë të sjellë “dritë në errësirë”, në mënyrë që të mundësojë sqarimin e përgjegjësive politike."
Elementi i tretë është ai për refuzimin e dëshmitarëve për t'u përgjigjur apo e drejta për të zhvilluar seanca me dyer të mbyllura ku sipas gjykatës, kjo bëhet vetëm në përpithje me ligjet në fuqi.
Tashmë Gjykata i ka lënë 6 muaj kohë kuvendit të plotësojë vakumin e krijuar i cili imapktin e parë do ta japë te dy komisionet që aktualisht operojnë në kuvend, ai për ndërhyrjet në systemin TIMS dhe ai për dy kontrat koncesionare në sektorin e shëndetësisë. (A2 Televizion)