"Agron Malaj sot është deputet i PS, në 21 Janar ishte në krye të Gardës"- Bled Koka: S'ka moral, ngjarja u përdor nga Rama

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 22:42 | Politikë

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se shefi i grupit të zjarrit në 21 Janar sot është deputet i Partisë Socialiste, dhe, sipas tij, ky është tregues që ajo ngjarje nuk do të zbardhet.

“Drama më e madhe që mund të ndodhë me ngjarjet e kësaj natyre është politizimi për qëllime përfitimi. Kjo është edhe arsyeja pse kjo ngjarje vazhdon sot që të jetë e pazbuluar. Sepse ata që kanë mundësinë sot, kanë edhe Policinë, edhe Gardën, të gjitha për t'i zbërthyer, ata nuk kanë qëllimin ta zbardhin këtë. Sepse po të kishin qëllimin për ta zbardhur, nuk merrnin shefin e grupit të zjarrit ta bënin deputet sot”, tha Koka.

“Duhet ta dinë gjithë njerëzit që ai që ka qenë shefi i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës, sot është deputet i Partisë Socialiste. Quhet Agron Malaj. Kjo nuk është akuzë, por është tregues që kjo ngjarje është përdorur politikisht nga ata që e stisën”, shtoi Koka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos