Pas një vakance 3-vjeçare, Kuvendi rinis procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me zhvillimin e dëgjesave për 13 kandidaturat e para në Komisionin e Ligjeve. Procesi pritet të vijojë të enjten me kandidatët e mbetur, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këtë herë mazhoranca dhe opozita do të gjejnë gjuhën e përbashkët për një post që kërkon 84 vota në seancë plenare.
Pas tre vitesh vakancë, Kuvendi rinisi procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. 13 kandidaturat e para zhvilluan seancat dëgjimore në Komisionin Parlamentar për çështjet ligjore, ndërsa13 kandidaturat e tjera do të vijojnë seancat këtë të enjte.
Sipas procedurës ligjore, me ezaurimin e seancave dëgjimore, kandidaturat që do të shkojnë për votim në seancë plenare duhet të marrin mbështetjen e së paku 28 deputetëve dhe një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Kjo është hera e tretë që Kuvendi rinis procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit që nga viti 2022, kur i përfundoi mandati Erinda Ballancës dhe në dy procedurat e para, ranë emrat e Ledio Brahos dhe Besim Ndregjonit.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota dhe praktika e pashkruar parlamentare parashikon se emrin për të drejtuar këtë institucion e propozon opozita. Por, me dy emrat e parë maxhoranca socialiste refuzoi të zgjidhte emrat e PD-së dhe mbetet për të parë se si do të vijojë dialogu për përzgjedhjen e titullarit të institucionit, aq më shumë kur maxhoranca në Kuvend ka 84 vota. (A2 Televizion)
