Genc Burimi: Ngjarje si 21 Janari janë bajate në Perëndim, ndodhin rregullisht

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 22:41 | Politikë

Analisti Genc Burimi është shprehur se ngjarje si ato të 21 Janarit 2011 ndodhin rregullisht në Perëndim.

Komentet Burimi i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se vrasje të civilëve nga Xhandarmëria dhe Policia në Perëndim, fatkeqësisht janë bërë bajate.

Burimi shtoi gjithashtu se pavarësisht se vrasje të natyrës së 21 Janarit janë të shpeshta në Perëndim, atje nuk ka politikanë të gjykuar për urdhrat që kanë dhënë.

Sipas Burimit, në Shqipëri çështja e 21 Janarit po politizohet dhe kjo nuk i shërben hetimit.

“Ka politizim të 21 Janarit. Shqipëria është hera e parë që përballet me këto ngjarje. Por në Perëndim janë gjëra bajate. Po në SHBA sa ngjarje si këto ke. Në Kapitol u vranë njerëz. Nuk është bërë çështja kurrë se kush e dha urdhrin. Nuk ka sot në Perëndim politikanë të gjykuar për këto lloj shkarjesh. Ka rregullisht vrasje civilësh nga Policia dhe Xhandarmëria. Rregullisht ka. Ai që e mohon këtë realitet, jeton i izoluar nga bota”, tha mes të tjerash Burimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos