Ish-prokurori Karanxha: Ina Rama shpëtoi Lul Bashën, ish-kryetari i PD i ktheu 'reston' dhe e votoi në KPA

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 22:54 | Politikë

Ish-Prokurori Ervin Karanxha është shprehur se Lulzim Basha është shpëtuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama 2 herë, një herë për ngjarjet e 21 Janarit dhe një herë për Rrugën Durrës-Kukës.

Komentet Karanxha i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se Basha ia ktheu ‘nderin’ Ina Ramës, duke e votuar në KPA.

Karanxha tha gjithashtu se politika shqiptare, majtas dhe djathtas, e kishin menduar të mbyllur dosjen e 21 Janarit, por sipas tij, ishte familja e Aleks Nikës që e ndoqi si çështje.

“Ina Rama për çështje proceduriale, për çështjen Durrës-Kukës, për parashkelje të rëndë të procedurës, e zgjati afatin e hetimit dhe shpëtoi Lulzim Bashën. Në 21 Janar çështje proceduriale që duhet të ishte hetuar me nenin 9, se për këtë duhet të hetohet, pse nuk bëre kompetencat. Nuk ke kompetencë për vrasje, ke shpërdorim detyre.

Dhe Lulzim Basha e voton Ina Ramën në KPA. A është në dukje korrupsion kjo, pra më bëj këtu, të ta kthej këtu. Ndërkohë që Sali Berisha ju e dini mirë edhe qëndrimin e tij para SPAK. Tani si ka mundësi që PD e ka sharë edhe publikisht, edhe i jep votën.

Të dyja anët politike e kanë ditur të mbyllur çështjen, por ka qenë familja e viktikës Aleks Nika që e ka ndjekur çështjen. Këta nuk e kanë ditur që do vijë puna deri këtu. Ngjarjet pas 21 Janarit tregojnë përfituesit e vërtetë të kësaj ngjarje”, tha mes të tjerash Karanxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos