Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 17:36 | Politikë

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë

Me një reagim të shkurtër që nuk e kalon një fjali, zyra e Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Shkurt dhe pa asnjë shpjegim të mëtejshëm, si ai që sqaronte se përse i dekretoi zgjedhjet, Presidenca shkruan se kreu i shtetit e respekton vendimin e Kushtetueses.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, shkruan presidenca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos