“Kllouni në Presidencë u diskretitua”, Bardhi: Ushtari i Ramës të japë dorëheqjen

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 16:59 | Politikë

“Kllouni në Presidencë u diskretitua”, Bardhi: Ushtari i

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë.

Bardhi shkruan se Begaj u diskretitua me vendim të Kushtetueses dhe duhet të japë dorëheqjen pasi ka bërë një shkelje tepër të rëndë.

“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos