Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, zbardhet mesazhi drejtuar strukturave të PS

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 17:30 | Politikë

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentit për zgjedhjet në

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në kryeqytet.

Por burime për A2 CNN bëjnë të ditur se pas këtij vendimi të Kushtetueses, socialistët kanë marrë udhëzim që të vijojë fushata në Tiranë, për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Kujtojmë se vendimi i Kushtetueses u mor pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe dekretin e Presidentit Begaj, shkruan A2 CNN.

Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, me arsyetimin se kishte munguar në punë. Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos