Gjykata pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Përshëndes vendimin, mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 15:14 | Politikë

Gjykata pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Përshëndes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve vendore në Tiranë. “Mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre, nga horrat e shtetit”, tha Berisha në një prononcim për mediat, përcjell A2 CNN.

“Jam para jush dhe jam personi që tri ditë para se Edi Rama të shpaloste skenarin e tij, ju paralajmërova, se do veprojnë në këtë mënyrë dhe se do anashkalojnë Gjykatën Kushtetuese me pretendimin banal, vulgar, se Këshilli i Ministrave qenka noteri i Këshillit Bashkiak. Me këtë vendim, i bënë një shërbim vendit, rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit, por s’kanë turp... atyre që shkelmuan Kushtetutën, Edi Ramës, Presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos