All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Me Berishën kam protestuar, por tani duhet të dalë para drejtësisë”, Zekthi: Basha i "papërlyer" me krimin!

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 19:15 | Politikë
All - Paragraf - 1

I ftuar në “Ditari” i orës 17:30 në A2 CNN, Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike foli në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë.

I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha, Zekthi kujtoi faktin se kohë më parë, ai së bashku me Berishën ka protestuar, por shtoi se tani ka ardhur koha që ai të dalë para drejtësisë.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, duke folur për Lulzim Bashën, ai tha se kreu aktual i PD zyrtare është një njeri i “papërlyer” me krimin. Ai shtoi se dëshiron që z. Berisha të dalë para drejtësisë dhe të pranojë të gjykohet, e të dalë i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Pra, sipas Zekthit çdo politikan i nivelit të lartë nuk duhet të dalë kundër gjykatave, por duhet të përballet me drejtësinë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos