Krijimi i 11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për Partinë Demokratike

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 14:09 | Politikë

Krijimi i 11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët e grupeve parlamentare, tha se propozimi për krijimin e 11 komisioneve parlamentare është i papranueshëm.

“Për Partinë Demokratike është e papranueshme që në Asamblenë e Partisë Socialiste të njoftohet për organizimin e Kuvendit. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së mazhorancës dhe opozitës. Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar”, tha Bardhi, shkruan A2.

Më tej, Bardhi theksoi se “shkrirja e Komisionit Europian vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi”.

“Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin, kur e ka prioritet procesin”, deklaroi Gazment Bardhi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos