Kuvendi mblidhet në seancë, forca të shumta sigurie rrethojnë godinën

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 10:14 | Politikë

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa në afërsi të godinës janë grumbulluar protestues.

Pak para nisjes së seancës, protestuesit mbajnë në duar flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së, një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ndërkohë, forca të shumta policore kanë rrethuar godinën e Kuvendit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për A2CNN se në total rreth 1600 forca policore janë angazhuar në terren.

Policia ka mbyllur me gardh metalik edhe trotuarin ku kalojnë qytetarët që nuk janë pjesë e protestës. Kjo ka sjellë debate mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, me kërkesën që të lejohet lëvizja e lirë në trotuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos