
Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin nga detyra të Evis Salës dhe emërimin e Klodjana Spahiut si ministre e re e Shëndetësisë.
Votimi u zhvillua në seancën e sotme parlamentare, ndërsa gjatë nisjes së votimit deputetët e Partisë Demokratike braktisën sallën, shkruan A2CNN.
Klodjana Spahiu merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas dorëheqjes së Evis Salës. (A2 Televizion)