|
|
|||
![]() |
|||
Presidenti Bajram Begaj iu drejtua me një mesazh të shkruar Kuvendit, në nisje të sesionit të ri parlamentar, pa u paraqitur personalisht së seancë plenare.
Që mes rradhëve të para, Kreu i Shtetit u flet deputetëve për protestën qytetare dhe kërkon përkthimin e energjisë së saj në një dialog që forcon institucionet.
Protesta paqësore dhe shprehja e lirë e mendimeve janë pjesë e natyrshme e jetës demokratike. Jo gjithmonë do të kemi të njëjtat qëndrime dhe jo çdo kërkesë mund të gjejë të njëjtën përgjigje. Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen e institucioneve.
Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira. Teksa rendit disa nga sfidat e këtij sesioni, Presidenti ndalet veçanërisht te procesi i negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe forcimi i reformës në drejtësi.
Shqipëria ka përpara saj objektiva të rëndësishme dhe shumë mundësi. Për t'i shfrytëzuar ato, kemi nevojë për bashkëpunim, angazhim, dialog, dhe për besimin se, edhe kur kemi dallime, jemi në gjendje të punojmë së bashku për atë që është në interes të vendit.
Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët. Rrugëtimi europian është një projekt kombëtar, pohon Begaj, ku secili mund të japë kontributin e vet. (A2 Televizion)
