Marjana Koçeku paraqitet në Kuvend pas shkëputjes nga grupi parlamentar i PS-së

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 17:16 | Politikë

Marjana Koçeku paraqitet në Kuvend pas shkëputjes nga grupi

Deputetja Marjana Koçeku është paraqitur në seancën e sotme parlamentare, pas shkëputjes së saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Teksa Kuvendi ka nisur punimet, Koçeku është parë duke hyrë në ambientet e Parlamentit. Sipas raportimit të gazetarit Ergys Gjençaj, deputetja ka çarë gardhin metalik për të hyrë në Parlament.

Pas largimit nga grupi parlamentar i PS-së, Koçeku u është drejtuar qytetarëve dhe ndjekësve të saj, duke deklaruar se do të jetë një zë i qytetarëve dhe se nuk do të përfaqësojë logon e një partie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos