Votimi elektronik, KQZ del në rrugë, nis testimin e pajisjeve

Nga Ervin Koçi
28 Prill 2025, 15:04 | Politikë

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve elektronike që do të përdoren në parlamentaret e 11 majit, duke trajnuar njëkohësisht edhe qytetarët e interesuar.

Në tre pika në njësinë 10 në kryeqytet dhe një në Bashkinë Vorë, stafi i KQZ-së, ka nxjerr në rrugë pajiset e votimit dhe identifikimit elektronik, duke u demonstruar kuriozëve të rastit, sesi mund të votojnë pas dy javësh në këto dy njësi vendore.

Nëse votomi dhe numërimi është i kufizuar, identifikimi elektronik do të shtrihet në 5225 qendrat e votimit që do të ngrihen në të gjithë vendin.

Përfaqësuesit e KQZ shprehen të bindur se identifikimi elektronik nuk do të paraqes probleme në zbatim, ndryshe nga sa ndodhi dy vite më parë ku vetë kreu i KQZ nuk mundi të votonte me të parën pasi pajisja nuk funksiononte.

Ndonëse është një proces që filluar të zbatohet që në parlamentare te 2021, identifkimi elektronik vijon të ketë kosto për shkak të përditësimit të programit kompjuterik.

Nëse pajisjet e identifikimit elektronik do të përdoren të gjitha qendrat e votimit, ato të votimit dhe numërimit elektronik do të qëndrojnë të magazinuara pasi vetëm 75 pajisje do të përdoren, për shkak se opozita nuk kishte besim te teknologjia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos