Partneritet me spitalin “San Raffaelo”, Rama: Transformim i QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 15:05 | Politikë

Qendra Spitalore "San Raffaelo"do të bashkadministrojë me palën shqiptare modernizimin e QSUT në Tiranë si dhe transformimin e Universitetit të Mjekësisë. Objektivi i kryeministrit Rama është që deri në 2030, QSUT të kthehet në një qendër ekselente për të gjithë Ballkanin.

“Sot ne hapim një faqe krejt të re dhe ambicia është ta bëjmë këtë qendër spitalore pikën e referimit për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë në një qendër ekselence mes qendrave të ekselencës në Europë. Synimi është që të deri në 2030-ën, nga njëra anë, qendra spitalore universitare të pësojë ekzaktësisht atë transformim që grupi i San Raffaele ka sjellë në Poloni, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, duke u përfshirë drejtpërdrejtë në menaxhimin e qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e gjithë jetës së përditshme të qendrës, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, profesionistët e të dy anëve të San Raffaele dhe të QSUT-së. Nuk është më çudi që të imagjinojmë që në këto vite, ne do të arrijmë që t'u japim të gjithë atyre që akoma kanë nevojë të shkojnë, jo në Turqi, jo në Itali, e jo në vende të tjera, për t'u kuruar mundësi që ta bëjnë këtë këtu në Shqipëri.

Paralelisht me qendrën, ne duam të transformojmë edhe Universitetin e Mjekësisë. Ne tani më e kemi shembullin e parë me Universitetin Boku të Vjenës, një ndër universitetet më të vjetër të Europës, që tani më ka filluar procesin e shkrirjes me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të arritur që në fund të kësaj dekade në Universitetin Bujqësor të Tiranës të vijnë studentë nga gjithë Europa për të studiuar me të gjithë parametrat e Universitetit të Bokut të Vjenës dhe në fund për të marrë një diplomë që është e njëjta me atë që merret në Vjenë. Dhe qëllimi është i njëjti që kur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë të merret e njëjta diplomë që merret në Universitetin Vita-Salute San Raffaele dhe në ndërkohë Tirana të jetë një degë e universitetit të San Raffaele ky është objektivi i fundit të dekadës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos