Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë ndryshimet e para në institucionin që ka marrë në drejtim prej pak javësh.
A2 CNN mëson se është larguar nga detyra zv,ministri Klajdi Karameta dhe në vend të tij është emëruar Elona Hoxha.
Hoxha deri më tani ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit. Më parë ka qenë edhe zv.ministre e Brendshme.
Lamallari pasoi në krye të Ministrisë së Drejtësisë Ulsi Manjën. Teksa e propozoi për këtë post, Rama e cilësoi Lamallarin “një funksionar shembullor i shtetit në çdo drejtim, profesionist i përkushtuar, drejtues i mençur sa herë i kërkohet që të shkojë të zgjidhë një punë që të tjerët nuk e zgjidhin”.
Vijon... (A2 Televizion)