Pas kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj, ka ardhur reagimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në një deklaratë për gazetarët, Balla u shpreh se akuzat e opozitës janë “thashetheme politike” dhe se Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës.
“Unë nuk merrem me thashetheme. Kam dëgjuar në mediat tuaja se Bardhi ka thënë se Begaj është i paburrë. Por ka shumë rëndësi që të ruhet etika profesionale në lidhje me institucionin e presidentit”, tha Balla.
Ai theksoi se mazhoranca nuk sheh asnjë bazë ligjore për kërkesën e demokratëve dhe se presidenti Begaj ka ushtruar kompetencat e tij në përputhje me ligjin. (A2 Televizion)