Kryeministri Edi Rama e quajtur korruptive dhe të frikshme kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Nga studio e “Off the Record”, me Andrea Dangllin në A2 CNN, Rama tha se, pavarësisht që edhe PS ka bërë të njëjtën gjë në të shkuarën, nuk ka arritur kurrë në shifra si ajo e PD, që sipas raportimeve kap vlerën 6 milionë dollarë.
“Ne si parti e kemi bërë, e kemi bërë dhe ne në një moment të caktuar kur kemi menduar se ka një vlerë të caktuar, por eksperienca na ka treguar se çfarëdo shume parash, megjithëse ne nuk kemi shkuar kurrë, as në imagjinatë në shuma si këto që janë shfaqur ditët e fundit në kontratën korruptive dhe të frikshme në një farë mënyre, sepse është vetëm maja e një ajsbergu dhe ato para tregojnë për një kapacitet deformues të vetë zgjedhjeve dhe nuk kemi parë ndonjë vlerë të shtuar nga kjo praktikë. Nëse sot do të paraqitej një situatë e ngjashme me situatat që na kanë shtyrë asokohe ta bënim, sot s’do e bëja”, tha Rama. (A2 Televizion)