Malltezi i numëron "të zezat" Gjokës: Vendim burgosje, falsifikim formularësh, mashtrime për të ardhurat…

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 13:24 | Politikë

Jamarbër Malltezi, i akuzuar në dosjen “Partizani”, i ftuar në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se “vendimet e gjyqtares Irena Gjoka duhen rrëzuar”, pasi, sipas tij, ajo “është delinkuente 4-fish”.

“Që para dy vitesh, ne kemi thënë që Irena Gjoka nuk përmbushte kushtet për të qenë gjyqtare. Asokohe, ne kishim pretendimin vetëm për konflikt interesi të saj. Nuk dinim historitë e tjera. Disa javë më pas u bënë të njohura dy dëbimet e Irena Gjokës nga Greqia, të cilat e vinin në kushtet e ndërprerjes së mandatit të magjistratit”, tha fillimisht Malltezi.

Ai shtoi se “KLGJ-ja, në vend që të bënte hetime të thelluara, nxori një vendim që e merrte në mbrojtje Irena Gjokën”.

“Kanë dalë raste skandaloze të keqpërdorimit, derisa mbërritëm në daljen e vendimit të dënimit me burg të Irena Gjokës në Greqi. Ky fakt erdhi edhe me vulë apostile. Të gjitha këto tregojnë qartazi që Irena Gjoka nuk përmbushte kushtet për të qenë magjistrate. Të gjitha vendimet e hetimit janë nul sepse janë marrë nga një person që nuk plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht, të gjitha ato vendime duhen rrëzuar”, shtoi më tej Malltezi.

“Irena Gjoka është delinkuente 4-fish. Ka dy vendime dëbimi nga Greqia, ka vendim burgosje nga Greqia, ka falsifikim të formularëve të dekriminalizimit dhe ka mashtrim sa i përket të ardhurave”, u shpreh Jamarbër Malltezi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos