PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër e Vlorë, ankimon në KAS rezultatin

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 17:00 | Politikë

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër e

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarqet Gjirokastër dhe Vlorë.

Pas ankimimeve të paraqitura për qarqet Kukës, Berat dhe Korçë, PD kërkon që të shpallet i pavlefshëm rezultati zgjedhor në të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës dhe përsëritjen e votimeve.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur dhe zyrtarizuar procesin zgjedhor duke certifikuar rezultatet për të 12 qarqet e vendit, me Partinë Socialiste që ka fituar 83 mandate, ndërsa koalicioni PD-ADSHM ka siguruar 50 deputetë në Kuvendin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos