
Kryeministri Edi Rama vlerësoi infrastrukturën kibernetike të vendit, duke thënë se ka arritur të zmbrapsë vazhdimisht sulme të ndryshme.
“Shqipëria është në sulm të përditshëm por ju nuk dëgjoni asgjë për këtë, sepse të gjitha sulmet përplasen në murin tonë mbrojtës dhe nuk arrin të depërtojë”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Forumin e Dytë të Inovacionit, përcjell A2 CNN.
Megjithatë, ai i bëri thirrje sektorit privat që të ndjekë atë publik në investimin në teknologji. “Por nuk do të thotë se nuk jemi vulnerabël në sektorin privat dhe prandaj duhet të marrë masa që të mos jetë vonë”, shtoi Rama. (A2 Televizion)