Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset sot drejt Romës, zbardhet agjenda

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 18:39 | Politikë

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset sot drejt Romës,

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja, infrastruktura, etj.

Ditën e enjte, Kryeministri Rama do të takohet me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.

Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se gjatë kohës që Giorgia Meloni ka qenë kryeministre e Italisë, marrëdhëniet mes dy qeverive janë forcuar edhe më tej, diçka që e ka konfirmuar edhe vetë Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos