Më 17 nëntor Shqipëria i hap të gjithë grupkapitujt me BE, Rama: Ia dolëm në 12 muaj, asgjë nuk na ndal!

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 14:59 | Politikë

Më 17 nëntor Shqipëria i hap të gjithë grupkapitujt me

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njofton se më 17 nëntor në Bruksel do të zhvillohet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në, për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për grukapitullin e pestë, atë për Burimet, Agrikulturën dhe Kohezionin.

Kryeministri Rama nënvizon se me hapjen e këtij grupkapitulli, Shqipëria arrin të pamundshmen, sepse finalizon të gjithë kapitujt e negociatave brenda 12 muajsh duke arritur një rekord absolut në progresin e integrimeve europiane.

“Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale që po rritet; me pagat e tjera që po rriten;  me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;  me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;  pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri nënvizon se “Shqipëria punon dhe fiton përditë e më shumë respekt”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos