“Opozitar me makinë 100 mijë euro nuk frymëzon” Dash Sula: Të themelohet UÇD, Ushtria Çlirimtare e Demokratëve

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 17:23 | Politikë

“Opozitar me makinë 100 mijë euro nuk frymëzon” Dash

Në Shqipëri duhet krijuar UÇD (Ushtria Çlirimtare e Demokratëve) për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Është ky propozimi që bëri në studion e Ditarit me Pandi Gjatën në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Dashnor Sula duke komentuar dorëheqjen e kreut të PDK-së në Kosovë të cilën e sheh si një vlerë qytetare, përkundër asaj që ndodh tek ne. Në A2 CNN Sula tha se nuk ka asnjë dorëheqje pavarësisht humbje së vazhdueshme në zgjedhje.

“Kreu i PDK Memli Krasniqi i opozitës dha dorëheqjen. Është vlerë. UÇK ka përballuar luftën me Serbinë dhe ato prapë kanë probleme dhe si vlerë qytetare jep dorëheqjen, kurse këtu tek ne humb, humb nuk jep dorëheqje. UÇK u kijua për të çliruar nga serbët, këtu duhet krijuar UÇD për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Mazhoranca përdor gjithë mjetet për të qenë në pushtet, po ku je ti? Nëse i demoralizon e nuk ngjall shpresë, duhet të kesh kartën e moralitetit”.

Dhe në këto kushte Sula e shikon tragjike të ardhmen e PD-së, rënia e së cilës sipas tij ka nisur që në 2008-ën.

“E shoh tragjike të ardhmen e PD-së. kjo ka ndodhur në 21 prill 2008. Që nga atëherë ka filluar rënia e PD. Ne fitonim mandatet për shkak të figurave të forta politike që kishte e djathta. Çfarë figurash ke në PD që ngjallin shpresë? Kavaja është model për bashkitë e tjera. Pse në bashkitë e tjera jo se u zgjodh modeli i gabuar. Është vlerë dorëheqja e Leskajt”.

Sipas tij po nuk u hap PD-ja, Rama nuk ikën më. Ai thekson se opozita nuk ka më njerëz që frymëzojnë dhe që përballen.

“Nuk ka njerëz më nuk frymëzojnë më. Nuk kanë bërë një takim në zona pas 11 majit. Zero, asnjë takim, asnjë lëvizje, nuk është bërë asgjë. Lajme prodhon mazhoranca, opozita reagon. Si mund të rrijë opozitari pa debat. Politikanët e opozitës nuk përballen”.

Imazhi i opozitarit sipas tij duhet të jetë i kulluar dhe jo i luksit sikurse shfaqen shumica e tyre.

“Që të jesh opozitar dhe të kesh makina të fundit, opozitë luksi. Në opozitë ose do hash dhe që t’u tregosh qytetarëve, jo se është keq pasuria, se nuk ke as biznes dhe ka makinë 100 mijë euro. Me rrogë deputeti e zyrtari pa biznes pa aktivitet prodhues. Politika është imazhi si individ dhe si forcë politike. Nëse ke imazh të rrënuar dhe je i korruptuar, ti nuk frymëzon, se je sfidanti, sfidanti duhet të jetë i kulluar, ar, diamant e kundërta e kundërshtarit politik. Unë deri më sot jam i pakorruptuar. Kështu duhet të dalësh para qytetarëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos