Seanca e fundit e kësaj legjislaturë u hap me raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit, proces që do të jetë edhe prioriteti kryesor i shtatorit politik.
Edhe pse bashkëpunimi mes kryetares demokrate dhe n/kryetarit socialist nuk ka munguar për këtë çështje, në sallën plenare treguan ndasitë se si e shohin rrugën drejt Brukselit.
Deputeti në largim Toni Gogu me mirësjellje u mundua të bënte diversion brenda radhëve të opozitës, por deputetja demokrate Jorida Tabaku ia dha përgjigjen.
Replikat etike Tabaku-Gogu nuk shërbyen si shembull për dyshen tjetër Spiropali-Noka. Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD kaluan në fyerje të ndërsjella.
Tonet i qetësoi kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, i cili në emër të grupit u distancua nga gjuha denigruese e përdorur.
Shumica e deputetëve u ulën për herë të fundit në karriget e Parlamentit, pasi në shtator do të zëvendësohen nga të rinjtë që fituan më 11 maj. (A2 Televizion)