Rama nuk gjen qetësi me PS-në e Vlorës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 12:56 | Politikë

Rama nuk gjen qetësi me PS-në e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka reformuar Partinë Socialiste në Vlorë gjatë takimit me dyer të mbyllura, teksa ka kritikuar kryebashkiakun Ermal Dredha, drejtuesit e Partisë Socialiste, si edhe deputetët e këtij qarku. Ai ka ndryshuar bashkëkryetarët e Partisë Socialiste në Vlorë. Degën e Partisë Socialiste Vlorë do ta drejtojë Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismaili, detyrë që nga koha e fushatës e ka mbajtur Pirro Vengu dhe Vilma Bello.

Rama nuk gjen qetësi me PS-në e Vlorës
Klevis Kaso

Ndër të tjera mësohet se ka kërkuar dorëheqjen edhe të një pjese të mirë të administratës së bashkisë së Vlorës. Ka kritikuar edhe deputetët e qarkut për punën e tyre të deritanishme që sipas tij lë për të dëshiruar. Në mbledhje ka përdorur shpesh edhe tonalitet të lartë duke kritikuar rëndë punën e thuajse të gjithëve në sallë.

Mbledhja e sotme me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës u shoqërua me sherr dhe tensione.

Kryeministri ka fshikulluar Ermal Dredhën dhe punën e këtij të fundit Duke shfaqur një sërë pakënaqësish për punën e Bashkisë së Vlorës. Thelbi i gjithë pakënaqësive tek menaxhimi i sezonit turistik, mungesat e ujit të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve si për problematikat por edhe për ofrimin e shërbimit. Rama ka kërkuar dorëheqjen e një sërë drejtuesve të institucioneve në Vlorë të cilat sipas tij nuk janë efikas dhe nuk kanë kryer siç duhet detyrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos