“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje e ashpër Spiropali-Noka në Kuvend

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 13:05 | Politikë

“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, përplasje e

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes tyre.

Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja, shkruan A2.

Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me përjashtim nga seanca për fjalorin e përdorur.

“Fjalën e ka zoti Deliu! Mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur.
Ulu në vend, mos të të përjashtoj nga seanca! Mos guxo, dil përjashtë dhe mos u sill sikur ke ardhur nga mali sot. Dil nga seanca”, tha ajo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos