Mbyllet numërimi në Finiq, PS merr më shumë se dyfishin e votave të PD

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 18:35 | Politikë

Mbyllet numërimi në Finiq, PS merr më shumë se dyfishin e

Është mbyllur numërimi i votave në të 50 qendrat e votimit të KZAZ nr. 92 në Bashkinë e Finiqit. A2 CNN mëson se, Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 2511 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike që mori 1166 vota.

Pas dy partive kryesore, Partia Socialdemokrate (PSD) mori 219 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 171 vota. Ndërsa të tjerat si Lëvizja Bashkë, Lëvizja Atdheu, Koalicioni Euroatlantik dhe subjekte të tjera morën më pak se 20 vota secila.

Ndërkohë, Koalicioni Djathtas për Zhvillim nuk arriti të sigurojë asnjë votë në këtë KZAZ.

Ky rezultat konfirmon epërsinë e Partisë Socialiste edhe në këtë zonë të vendit.

KZAZ nr. 92, Bashkia Finiq

PS  2511

PD  1166

PSD  219

Shqipëria Bëhet  171

Lëvizja Bashkë  17

Mundësia 12

Koalicioni Euroatlantik 11

Lëvizja Atdheu  8

Aleanca Kombëtare Shqiptare 6

Aleanca Demokracia e Re  4

Koalicioni Djathtas për Zhvillim   0

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos