Mbyllja e Kapitullit 20, Këshilli BE për A2 CNN: Ende nuk ka dakordësi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2026, 19:29 | Politikë

Mbyllja e Kapitullit 20, Këshilli BE për A2 CNN: Ende nuk ka

Mbledhja e grupit të punës COELA nuk ka arritur në një përfundim për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 për Shqipërinë. Për këtë kapitull ende mungon dakordësia e rreth 10 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në një përgjigje për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Këshilli bën të ditur se çështja do të rikthehet në axhendë të martën, më 6 tetor.

Edhe nëse arrihet një marrëveshje në nivelin e COELA-s, ajo duhet të miratohet nga COREPER, përpara se të konfirmohet zyrtarisht një Konferencë Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë.

Ndërkohë në, presidenca e Këshillit të BE-së thekson se po shqyrton datat 12–14 tetor për konferenca të mundshme ndërqeveritare me vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Megjithatë, deri tani nuk ka një datë të konfirmuar për zhvillimin e IGC-së me Shqipërinë.

Shqipëria deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 14 korrik 2026.

Ato janë: Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura, dhe Kapitulli 30: Marrëdhëniet e Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos