“Më 11 maj kam qëndruar vetëm me familjen”, Sula: Më nxorën nga “shtëpia” në PD edhe pse iu premtova 15 mijë vota

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 21:51 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur me tone të larta dhe plot zhgënjim për mënyrën se si u trajtua nga drejtuesit e PD-së gjatë zgjedhjeve të fundit. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Sula nuk kurseu as Sali Berishën.

Sipas tij, pavarësisht se kishte premtuar se do të sillte mbi 15 mijë vota, nuk u mor parasysh nga lidershipi dhe u la jashtë çdo mundësie për të qenë pjesë e listave të hapura. “Të të përzënë nga shtëpia në një vend ku nuk të dëgjojnë, nuk të pranojnë, s’je i dëshiruar. Nuk më qasnin në asnjë vend, ku të shkoja unë?! Demokratët u zhgënjyen. Kjo u kthye në boomerang, telefonata e mesazhe pafund,” tha ai.

Deputeti tregoi se ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, nuk ka dalë fare nga shtëpia për të mos ndikuar te demokratët. “Unë kam qëndruar vetëm rreth familjes sime, shtëpisë sime, pa dalë një orë. I kam sfiduar nga zoti Berisha, zoti Noka: nëse gjeni një telefonatë të vetme që unë kam telefonuar një demokrat”, u shpreh Sula. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos