Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 13:52 | Politikë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse siguroi gati 10 mijë vota preferenciale, Qefalia nuk ia doli të hynte në Parlament si deputet i legjislaturës së 11-të. 

Qefalia, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos