Partia Demokratike kerkoi nga SPAK qe te hetoje Ermal Beqirin edhe si agjent ndërkombëtar, pas arrestimit te tij ne France, duke fluturuar mbi një central nuklear. N/kryetari i PD, Belind Këlliçi, tregoi kompaninë e fluturimit që Beqiri kishte të regjistruar në Slloveni, duke nënvizuar se nëse Prokuroria e Posaçme do të kishte bërë pënën, ajo do të duhej të ishte e sekuestruar.
“Nëse SPAK do kishte kryer detyrën dhe do të kishte bashkëpunuar me autoritetet Sllovene, kjo kompani dhe avionët e saj, do të ishin vënë nën sekuestro dhe nuk do të përdoreshin dot nga person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri, as për fluturimet e tij personale dhe as për transport të kush e di çfarë tjetër”, tha Këlliçi, përcjell A2 CNN.
“Logjika është fare e thjeshtë. Është pikërisht SPAK, autoriteti që ka lejuar Ermal Beqirin të lëvizë lirshëm dhe të përdorë asetet e blera me paratë e vjedhura nga populli më i varfër në Europë. Ndërkohë, Ermal Beqiri duhet hetuar, jo vetëm si kriminel lokal dhe ushtar i Ramës, por edhe si agjent ndërkombëtar. Dyshimi i Forcave Ajrore franceze se fluturimi i tij mbi një central të energjisë bërthamore, në kuota më të ulëta se sa lejohet, nuk mund të jetë një gabim. Edi Rama e ka dëshmuar prirjen dhe shijen e sëmurë dhe të theksuar për kartelet, ish-shefat e shërbimeve sekrete me të kaluar të dyshimtë, kryeagjentët që tradhtojnë vendet e tyre, si miku i tij i ngushtë Charles McGonigal”. (A2 Televizion)